Sot pritet themelimi i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës

0
481

Duke filluar nga ora 17:00 në ambientet e “Swiss Diamond” në Prishtinë pritet të mbahet kuvendi themelues i “Odës Hoteliere Turistike” të Kosovës.

Siç ka mësuar 04 Online, në shtatë regjionet e Kosovës ka patur interesim të jashtëzakonshëm të bizneseve për tu përfshirë në këtë odë. Deri më tani janë zgjedhur përfaqësuesit e secilit regjion, me ç’rast këshilli drejtues i kësaj ode pritet ti ketë rreth 70 anëtarë.

Për më shumë ju ftojmë ta dëgjoni iniciatorin për themelimin e kësaj ode, Hysen Sogojeva, i cili në emisionin “Bon Bon” të Rtv 21, ka shpalosur tërë rrugëtimin rreth kësaj iniciative./04 Online

Leave a Reply