Sot 16 vjet më parë ndërroi jetë Prof. Fisnik Gështenja

0
453

Fisnik Gështenja ndërroi jetë 16 vjet më parë.

Në përvjetorin e 16, po e publikojmë biografinë e tij në shënje respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën intelektuale.

“Biografija e Prof. Fisnik Gështenjes eshte shkputur nga libri Antologji Enciklopedike e Personaliteteve dhe Meritave të Intelektualëve nga Prizreni,botuar me 2006 ne Prizren.

“Fisnik Gështenja u lind më 3.06.1961 në Prizren, nga i ati Shefki dhe nëna zonja Alije(Qazim Tabaku) Gështenja,nga Prizreni. Shkollën fillore e atë të mesme-gjimnazin e kreu në vendlindje. Ndërsa Fakultetin Filozofik-Degën e Biologjisë e kreu në vitin 1991 në Universitetin e Prishtinës.
Pas diplomimit filloi të punojë si profesor i biologjisë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Po ashtu ka punuar si profesor i biologjisë në Shkollën e Mesme në Medresën “Alaudin” dega në Prizren.
Fisnik Gështenja ishte një profesor dhe pedagog shumë i aftë, ishte një njeri me një ndershmëri të lartë, një njeri shumë fisnik, i urtë, i disiplinuar, shpirt të madh dhe dhe tepër i sinqertë.
Sipas deklaratës së drejtorit të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Sadik Çoça-sociolog, Fisniku ishte profesor i palodhshëm dhe shembullor i arsimit dhe edukimit. Kolegu im nderuar i ndjeri Fisnik Gështenja me iniciativën e vet, ka formuar Kabinetin e Biologjisë me të gjitha pajisjet dhe instrumentet e biologjisë, të cilët kanë qenë donacione nga Suedia, Gjermania dhe vendet tjera.
Ka qenë një mësimdhënës me diapason të gjerë, pedagog, ai shquhej për një organizim të mirë të proçesit mesimor, për orët interesante që zhvillonte, për shpjegimin e qartë para nxënësve. Fisniku me nxënësit u bë kurdoherë natyrshem, sinqerisht, duke iu gjendur të gjithëve e sidomos atyre që kishin ndonjë shqetësim. Ish nxënësit e tij të klasës IV-4 si Arben Ahmeti, Bujar Hoxha dhe shumë nxënës të gjeneratave të tjera flasin me plot admirim për profesorin e tyre të ndjerë, i cili në plot rasete iu gjend praën si një prind, si njeriu i tyre, prandaj edhe e kujtojnë me respekt, duke u dhënë nxënësve të tij edhe një mësim të madh, atë të qëndrimit të vëmendshëm ndaj njerëzve dhe në gatishmëri deri në sakrificë për t’i ndihmuar ata.
Me angazhimin e vet brumosi shumë gjenerara ku krahas mësimit të lëndës së biologjisë, mbolli dhe kaliti ndjenjat patriotike, kombëtare dhe liridashëse.
Fisniku ishte një njeri modest, i qetë dhe i afërt me të gjithë, por mbi të gjitha shihej gatishmëria dhe puna e palodhur në studimin dhe avansimin e lëndës së biologjisë dhe arsimit shqip në përgjithësi. Sakrifica dhe vepra e tij do të mbetet përherë e gjallë dhe shembull për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.
Në vitin 1992 është martuar me zonjën Suzana (Masar Halçe) Gështenja. Në jetën bashkëshortore, ka lënë pas dy fëmijë,e ata janë: Ensar dhe El-besar Gështenja.
Ndëroi jetë më 24.11.2004 ne Prizren. Ceremoniali i varrimit te tij u bë me nderime shumë të larta, ku muarën pjesë familja, kolegët, shokët, nxënësit dhe shumë qytetarë të Prizrenit”, thuhet në biografinë për ish-profesorin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Fisnik Gështenja./04 Online

Leave a Reply