Situata shkon ne favor të Haradinajt përmes koalicionit të arrijë pozitën e presidentit

0
56
Ramush Haradinaj - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Analistët kanë komentuar për zgjidhjen e presidentit në emisioni “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu vlerësoi se kësaj here presidenti është qelës i zgjidhjes së problemeve.

“Nëse dështon zgjedhja e presidentit mund të shkojmë serish ne zgjedhje. Është e pamundur që Vetëvendosje të ketë numrat si e vetme. Situata shkon ne favor të Haradinajt që përmes koalicionit te arrije pozitën e presidentit”, tha Demhasaj.

Ai tha se Haradinaj mundet të arrijë me e bashku spektrin politik.

“Çështja kryesore është dialogu me Serbinë dhe nuk mund te rrezikojmë qe një qeveri të bie shkaku i dialogut, andaj na duhet bashkim i forcave. Një koalicion ndërmjet AAK dhe VV me një ekip i tillë Haridajn Kurti mund te përmbyllin çështjen e dialogut. Haradinajn dhe Kurtin e lidh edhe Asociacioni, qe kane qëndrime te njëjta. Kjo është pozitive dhe e dërgon një koalicion VV-AAK”, tha Demhasaj.

Leave a Reply