Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, vetaksidentohet një veturë në autostradë afër Suharekës

0
415
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 9:00, të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës.

Sipas dëshmitarëve që ishin në momentin e aksidentit, një veturë e tipit ‘Sheferlet’, është vetë aksidentuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë të autostradës.

Shpresojmë që organet kompetente ta marrin seriozisht gjendjen e rrugëve në vend, pas të reshurave të ditëve të fundit që shkaktuan telashe të mëdha në Kosovë.

Leave a Reply