Shtatë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, një prej tyre nga Prizreni

0
322
Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë vdekur dhe 296 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Leave a Reply