Selimi takohet me Lumezin, diskutojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

0
237

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, sot ka zhvilluar një takim pune me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin diskutuan rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen më 14 shkurt, njoftojnë nga MD.

“Duke konsideruar se Kosova është e dëshmuar për zgjedhje të lira dhe fer, si shtyllë e demokracisë funksionale dhe shembull për shumë shtete të rajonit, Selimi ka potencuar se duhet ruajtur këtë pjekuri elektorale dhe përgjegjësinë e manifestuar të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor”.

“Komisionerët dhe vëzhguesit janë gardianë dhe garantues të ruajtjes së votës së lirë dhe si të tillë duhet të jenë përgjegjës që vota e secilit qytetar të shkojë në destinacion, duke siguruar proces të drejtë zgjedhor”.

Ndërkaq, Lumezi ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit është adresë për raportim të çfarëdo rasti të kundërligjshëm, duke thënë se të gjitha keqpërdorimet do të ndiqen dhe ndëshkohen sipas ligjit.

Leave a Reply