Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

0
423

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021.

I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet nevojave që ka vendi.

Ani pse u tha se prioritet i këtij buxheti është menaxhimi me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike, në këtë buxhet është përfshirë edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami duke folur për buxhetin tha se ekonomia e vendit deri në fund ë vitit 2020, pritet të tkurret në 6 përqind, por vitin e ardhshëm pritet të ngritet në 5.2 përqind.

Në projeksionet e buxhetit për vitin e ardhshëm u përfshinë edhe disa projekte nga ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi.

Ndërkaq, me kërkesë të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi në këtë buxhet u përfshi edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Për dy këto kërkesa abstenoi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Leave a Reply