Qeveria e Kosovës mban mbledhje sonte, këto janë pikat që do të shqyrtohen

0
30

Qeveria e Kosovës pritet që sonte të mbaj mbledhjen e saj të radhës.

Gazeta Express ka mësuar se në këtë mbledhje do të diskutohet për tri pika të rendit të ditës.

Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).

Pika e dytë do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Ndërsa pika e tretë do të jetë shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021./Express

Leave a Reply