Prokuroria e Prizrenit ngrit 6 aktakuza ndaj 8 personave për vepra të ndryshme penale

0
377

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 6 aktakuza kundër tetë personave të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPRK-së”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply