Profesor Maloku, mendon se VV dhe PDK-ja duhet të reflektojnë interesat e shtetit e jo kapriçiot e sedrat

0
54

Sociologu kosovar, Fadil Maloku, ka reaguar pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga LVV-ja ndaj Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Maloku i cili është njohës i zhvillimeve politike në vend, ka thënë se LVV-ja dhe PDK-ja duhet të reflektojnë interesat e shtetit e jo kapriçiot e sedrat.

“Cilado qeveri e ardhëshme kosovare që do varet, e në veçanti kushtëzohet edhe (aq më keq!) diktohet nga kërkesat “shtesë” jashtë Kosove (në rastin tonë nga ATO të Serbisë, përmes listes “SRPSKA”) është e dështuar!
Arsyet:

  1. Në asnjë vend, në asnjë shtet të botës me çfardo rregullimi qoftë ai, pakicat me vetëm 5% s’munden, s’duhet dhe s’bënë t’a kushtëzon (lexo; shantazhon!) 95% tjetër!
  2. Asnjë obligim ndërkombëtar s’do mund të realizohet pa kompromise tjera të dhimbshme në horizont…
  3. Çka është edhe më e rëndësishme, me qeverinë aktuale konjukturale s’do ketë asnjë garancion as për; sigurinë shtetërore, as për zhvillim ekonomik, as për privatizim, as për pandeminē shqetësuese, as për Marrëveshje (eventuale) me Serbinë, e as avokim të denjë të ndaj aluzave të pretenduara që i ka ngritë Gjykata Speciale. Andaj partitë opozitare (VV dhe PDK-ja) duhet të reflektojnë më shumë për interesa shtetërore, se sa për kapriçio e sedra personale…”, ka thënë Maloku./04 Online

Leave a Reply