Prizren, ndalohen pesë persona për mosrespektim të masave kufizuese

0
445
Foto: Arkiva - Ilustrim

Pesë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Në raportin 24-orësh të policisë është njoftuar se gjashtë personat janë ndaluar në katër raste të ndryshme, ndërsa lënda ndaj tyre është inicuar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË PANDEMISË

· Rr. Besim Shala, Prizren 29.07.2020 – 02:00. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 29.07.2020 – 02:15. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit te lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Ali Hadri, Prizren 29.07.2020 – 01:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë rreth kufizimit te lëvizjes së lirë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply