Prizren, hajnat vjedhin para, stoli dhe orë dore në një banesë

0
508
Foto: Ilustrim

Një burrë ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në banesën e tij, në të cilën kishin vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe orë dore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premtën pas mesnate, në Prizren.

“Rr, Rozafa, Prizren 07.08.2020 –01:15. Ankuesi mashkull kosovar kanë informuar se persona të pa njohur i kanë thyer banesën dhe kanë vjedhur një shume të parave të gatshme, stoli ari dhe ore dore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply