Pritje madhështore për Daut Haradinajn nga të rinjtë e Lipjanit

0
319

Ish-shefi i Grupit parlamentar të AAK-së dhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar Lipjanin. Atij i është bërë një pritje madhështore në Gadime të Lipjanit.

“Sot në Gadime të Lipjanit takova të rinjtë e kësaj ane që vërtet po i japin forcë AAK-së”, ka shkruar ai.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se  kudo dhe kurdo që po takohet me të rinjtë e Kosovës shihet një frymë fitoreje, që pa dyshim do të ndodhë më 14 shkurt.

“Gadimja e vlerës së madhe, qoftë historike apo kulturore, do të jetë frymëzim për ne.

Suksesi e ka emrin Forca e Kosovës.

Faleminderit Gadime e Lipjan!

Na priftë e mbara me numrin 135!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply