Policia shpëton dy qytetare në Prevallë, pasi ishin ngujuar në një humnerë

0
341
Foto: Ilustrim

Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë, përmes një komunikate dërguar mediave, njofton se, me datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00, policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femërore përderisa ishin duke shëtitur në Prevallë, dukemos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë.

Sapo është dhënë ky informacion janë angazhuar ekipet profesionale të policisë sëPrizrenit dhe së bashku më zjarrfikëset dhe emergjencën janë nisur për në lokacionin edhe pse viktimat nuk e kanë ditur se ku gjenden saktë. Rreth orës 16:08 min., policia ka arritur të gjeje lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe të kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë, ku e kishin të pamundur te dilnin pa ndihmën e policisë.

Policia duke u angazhuar në mënyre profesionale, ka arritur të bëjë tërheqjen e viktimave nga humnera e thelle dhe viktimat janë përcjelle për në emergjencën e qytetit të Prizrenit dhe sipas raportit mjekësor njëra nga viktimat ka pësuar lëndim të rëndë në këmbëdhe si pasojë e këtij lëndimi ka frakturë e cila i ka pamundësuar daljen nga humnera.

Për këtë angazhim policia ka falënderuar edhe njësinë e Zjarrfikësve dhe Emergjencën të cilët kane vepruar së bashku me policinë, ndërsa qytetares së lënduar i uron shërim, duke apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve sidomos në zonat e rrezikshme dhe që nuk kanë njohuri për terrenin. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria themelore në Prizren, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Leave a Reply