Përurohen punimet në QMF-në në Zhur të Prizrenit (FOTO)

0
504

Sot është bërë përurimi i punimeve në QMF-në në Zhur të Prizrenit, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i përcjellur nga nënkryetari Visar Shehu, drejtoresha e shëndetësisë, Narqize Hoxhaj, drejtori i QKMF-së Xhevat Elezkurtaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Haskuka gjatë përurimit të objektit ka thënë se fshati Zhur është bërë me qendrën më moderne të mjekësisë familjare, në të cilën banorët e këtij fshati mund t’i marrin disa shërbime mjekësore.

“Tanimë fshati më i madh i komunës së Prizrenit ka një nga qendrat më moderne të Mjekësisë Familjare, e cila do t’ju shërbejë banorëve të këtij fshati, pa pasur nevojë që të udhëtojnë për në Prizren.

QMF-ja e vjetër e këtij fshati nuk i plotësonte kushtet për ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për banorët. Pikërisht për këtë arsye objektit të vjetër ia kemi shtuar edhe një kat duke e dyfishuar hapësirën e kësaj qendre, si dhe i kemi renovuar hapësirat e brendshme të katit të parë.

Banorët e fshatit Zhur, përveç shërbimeve bazike mjekësore, tashmë në QMF-në e tyre do të kenë edhe:
✅ Shërbime për infuzione,
✅ Laborator brenda QMF-së,
✅ Shërbimet e diagnoztikës (si ultrazëri e EKG-ja),
✅ Këshillimore për nënat shtatzënë dhe fëmijë.

Besimi në institucionet shëndetësore po iu kthehet qytetarëve!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka
Fotografia e Mytaher Haskuka

Leave a Reply