PDK: Vdekja e Kolgjerajt humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e mjekëve

0
539

Dega e PDK-së në Prizren, i ka shprehur ngushëllime familjes Kolgjeraj nga Zymi i Hasit pas ndarjes nga jeta të doktorit, Lulzim Kolgjeraj.

PDK-ja e ka vlerësuar një humbje të madhe për komunitetin e mjekëve, vdekjen e Kolgjerajt.

“Vështirë është t’i gjesh fjalët e duhura, për të shprehur dhembjen e thellë, për ikjen e hershme në amshim të dr. Lulit.

Ndarja nga jeta e njërit prej mjekëve të përkushtuar, Lulzim Kolgjeraj, mbi të gjitha një model i humanistit, është humbje jo vetëm për familjen, komunitetin e mjekëve, miqtë por edhe më gjerë.

Do të mbetet i paharruar.
Duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij, u’a përcjellim ngushëllimet më të sinçerta familjes, të afërmve, kolegëve, veçanërisht banorëve të Zymit e të mbarë trevës së Hasit!

U prehsh në paqe doktor Luli!”, thuhet në reagimin e PDK-së./04 Online

Leave a Reply