Parlamenti Studentor i ofron bashkëpunim shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjitha shoqatave tjera bëmirëse

0
457

Drejtuesit e Parlamentit Studentor të UPZ ” Ukshin Hoti” , kanë realizuar një vizitë në SHB ” Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës, ku janë pritur nga drejtuesi i saj, Halil Kastrati, njofton kryetari i PS-së, Milot Krasniqi.

“Parlamenti Studentor e nisi këtë vit me vizitën te humanisti, hoxha i nderuar, z. Halil Kastrati. Kjo vizitë u bë me qëllim të urimit për ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve.

Për punën madhështore dhe humane të humanistit, për angazhimin e pashoq anekënd trojeve shqiptare, Parlamenti i ndau një mirënjohje si shenjë falënderimi.

Me ketë rast, Parlamenti Studentor i ofron bashkëpunim shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjitha shoqatave të tjera bamirëse.”, ka njoftuar kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi.

Leave a Reply