Osmani: S’mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa e ditur ku janë të pagjeturit

0
429

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar të pagjeturit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Më këtë rast, Osmani është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, teksa nuk dihet për fatin e të pagjeturve, të cilët thotë se Serbia i mori dhunshëm.

Më tej, kryekuvendarja shton se marrëveshja duket e pamundshme dhe anakronike pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe pa adresim të fajit ndaj shtetit serb.

“Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. https://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df1b41a530392c4%26domain%3Dsinjali.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fsinjali.com%252Ff2fc217d2406b28%26relation%3Dparent.parent&container_width=736&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fphotos%2Fa.166730523489220%2F1780648812097375%2F%3Ftype%3D3%26theater&locale=de_DE&sdk=joey&width=500

Leave a Reply