OHTK: Nëse vetëm edhe një tubim e shohim të organizuar nga partitë politike, ne do t’i mbajmë ahengjet tona

0
532

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës u drejtohet hapur u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani, Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti dhe Partive Politike të cilat premtojnë zhvillimin ekonomik të vendit e që vetë janë shkelës të masave të propozuara në lidhje me pandeminë COVID 19!, thuhet në komunikatën për medie nga OHTK-ja.

“Duke pasur parasysh gjendjen e bizneseve në Kosovë, pas një presioni të punëtorëve të cilët kanë mbetur pa punë, që kalon shifrën afër 30 mij, si dhe shumë biznese që kanë falimentuar dhe disa të tjera janë në prag të falimentimit OHTK-ja sot me datë 13.01.2021 mbajti një KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME!
Duke u përdorur standard i dyfishtë, që nga fillimi i pandemisë nuk janë lejuar të punojnë sallat e dasmave/gastronomia, ndërsa në këto ditë të parafillimit të fushatës zgjedhore vetë partitë politike mbajnë tubime paraelektorale pikërisht në këto salla!
Duke u përdorur standard i dyfishtë, pa asnjë arsyetim po mbahen tubimet paraelektorale nga partitë politike, sa janë në dijeni se janë duke e rrezikuar sakrificën një vjeçare të bizneseve që e kanë shtyrë me gjoks në këtë kohë të vështirë dhe me forca vetanake, por mbi të gjitha a po e dijnë që janë duke e rrezikuar punën një vjeçare të stafit të shëndetësisë dhe sigurisë!
Si mund të premtohet nga kjo skenë politike dhe nga qeveria zhvillim ekonomik kur thuajse një vit nuk është lejuar të punohet duke u thirrur në emër të pandemisë COVID-19 ndërsa në këto ditë vetë janë shkelësit më të mëdhenjë të këtyre masave!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit vazhdimisht është drejtuar me kërkesa dhe ka shprehur pakënaqësinë e përfaqësuesve të komunitetit të gjerë të bizneseve, të cilët janë ndër kontribuesit më të mëdhenjë të arkës së shtetit përmes tatimeve.
Megjithatë, çdo kërkesë e OHTK-së vazhdimisht ka hasur në vesh të shurdhër!
Kjo skenë politike duke mos kërkuar zgjidhje për sektorët e dëmtuar çdoherë kanë heshtur ndërsa në ditët e sotme jemi dëshmitarë që po të njejtit po mbajnë takime duke mos respektuar asnjë nga masat e parapara për pandeminë COVID-19.
Andaj, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës gjatë kësaj KONFERENCE arriti në përfundim se:

  • Nuk ka mbetur gjë tjetër, veq se të marrim masa ndoshta edhe pa dëshirën tonë, nga ato më radikale të mundshme;
  • Nëse vetëm edhe një tubim e shohim të organizuar nga partitë politkë, ne do t’i mbajmë ahengjet tona pamarrparasysh pasojave;
  • Të hiqen kufizimet sepse vetëm po e rëndojnë gjendjen;
    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit bëri të ditur se është duke mbledhur fakte dhe po e shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj dy qeverive të cilat janë shpallur antikushtetuese dhe diskutimit se sa valide janë vendimet dhe dënimet e shqiptuara të cilat kanë dalur nga po këto qeveri!”, thuhet në komunikatën e OHTK-së./04 Online

Leave a Reply