OHT: Qeveria ka miratur kërkesën tonë që të ulët TVSH-ja nga 18% në 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë

0
628

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar kërkesën e tyre që TVSH-ja nga 18% të ulet në 8% për të gjitha bizneset e Hotelierisë dhe Gastronomisë.

Siç thuhet në njoftimin e OHTK-së, zbritja e TVSH-së pritet të jetë deri në fund të vitit 2021. Si rrjedhojë, ajo ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të votohet pro kësaj kërkese sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratur kërkesën tonë të kahmotshme që të ulët TVSH-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë po kjo kërkesë ka mbetë te miratohet ne kuvendin e Kosovës. Qeveria e ka pranuar këtë kerksë dhe ate deri me date 31.12.2021, ku do te jete ndihmes per këto biznese , andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputet e Parlamentit të Kosovës
Deputet e Parlamentit te Kosovës, votone këtë kërkesë në të mirë të Hotelerisë dhe Gastronomisë, ndihmoni Hotelierët!”, thuhet në njoftimin e OHTK-së./04 Online

Leave a Reply