Nuk votohet propozim-rezoluta e LVV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e COVID-19

0
425

Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë dy propozim rezultat lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Fillimisht nuk është votuar propozim-rezoluta e parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, pastaj nuk u votua as rekomandimet e propozuara nga Grupi
Parlamentar i PDK-së po ashtu lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Propozim-rezolutën e LVV-së e kanë votuar vetëm 25 deputetë.

Këto dy propozime ishin bërë në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Leave a Reply