Nuk kanë të ndalur dasmat, policia ndërpret një në fshatin Tupec të Prizrenit

0
504
Foto: Ilustrim

Në fshatin Tupec të Prizrenit, Policia e Kosovës ka ndërprerë një aheng familjar, shkruan 04 Online.

Ndërhyrja e policisë në këtë familje është bërë pas grumbullimit të njerëzve në kundërshtim me masat e Qeverisë së Kosovës në luftën ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply