Nesër f𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝟖𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐜̧ në Prizren

0
291

Në QKMF-në në Prizren nga nesër fillon vaksinimi për personat mbi 85 vjeç.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Pas furnizimit me 1270 doza të vaksinës Astra Zeneca kundër Covid-19, gjatë javës së kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Njësia e Imunizimit dhe Vaksinimit, sipas kërkesës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar vaksinimin e stafit shëndetësor në komunën e Prizrenit.

Sipas urdhëresës së IKSHP-së, 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟖 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 do të fillojë vaksinimi edhe i personave mbi 85 vjeç.

Drejtoria e Shëndetësisë ka mbledhur të dhënat për një numër të caktuar të personave të kësaj grupmoshe, të cilët do t’i kontaktojë Njësia e Vaksinimit, ndërkaq realizimi i vaksinimit do të bëhet me termine.

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, të cilët kanë familjarë të kësaj grupmoshe, të lajmërohen në QKMF, njësinë e Imunizimit dhe Vaksinimit, ku më pas do t’ju caktohet termini për vaksinim.”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply