Nesër disa fshatra të Prizrenit do të mbesin pa ujë të pijes, shkak mungesa e energjisë elektrike

0
427

Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se disa fshatra të Prizrenit do të mbesin pa ujë të pijes për disa orë.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të bëhet për shkak të ndërprerjes të energjisë elektrike nga KEDS-i, me ç’rast stacioni i pompave “Sozi” në fshatin Nashec do të ketë ndërprerje.

“K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A – Prizren, ju njofton se me datën 25.07.2020, prej orës 07:00 dhe deri në ora 11:00, sipas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga Kompania KEDS , do të paraqitet problem me furnzim të ujit të pijes tek Stacioni i pompave “Sozi” Nashec dhe do të vështirësohet furnizimi me ujë në këto zona :

Kobaj
Atmaxh
Tupec
Nashec
Grazhdanik
Planej
Gorozhup
Mile
Mazrek
Gjonaj
Një pjesë e qytetit të Nashecit

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply