Nëntë persona vdesin si pasojë e Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë

0
443
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes nga Covid 19. Kështu kanë bërë me dije gjatë ditës së sotme zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik përmes raportit 24 orësh.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Ndërkohë në vend janë shënuar edhe 78 raste të reja me Covid 19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste.

Leave a Reply