Në Bllacë të Suharekës funksionalizohet rrjeti i ujësjellësit

0
560

Në fshatin Bllacë të Suharekës është funksionalizuar rrjeti i ujësjellësit.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se angazhimi i pushtetit lokal do të vazhdoj deri në furnizimin me ujë të pijes në secilën lagje në Bllacë.

“Në fshatin Bllacë, në lagjet “Bajraktari”, “Suka” dhe “Bekteshi”, tashmë është funksional rrjeti i ujësjellësit.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka shkuar në fshatin Bllacë, për t’a bërë përurimin e këtij rrjeti të ujit, që ishte kërkesë e mëparshme e banorëve të këtyre lagjeve.

“Angazhimi ynë do të vazhdoj deri në furnizimim me ujë në secilën lagje në Bllacë”.

“E kuptoj që kjo është jetike për këtë fshat, prandaj nuk do ta kursej energjinë time deri në realizimin e këtij projekti”, ka shtuar tutje kryetari Muharremaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

Leave a Reply