Ndahet nga jeta veprimtari i LDK-së nga Budakova e Suharekës, Remzi Kololli

0
417

Dega e LDK-së në Therandë ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Remzi Kololli.
I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.

Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Njoftimi i plotë:

Dita e sotme për degën e LDK-së në Therandë, filloi me një lajm tepër pikëllues. Është ndarë nga jeta njëri prej veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së Ing. Remzi Kololli

I ndjeri kishte filluar veprimtarinë patriotike qysh nga fillimi i lëvizjes gjithpopullore në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në shërbim të lirisë e demokracisë.Ishte veprimtar i paepur i LDK-së, puna, përkushtimi e sinqeriteti qenë prej virtyteve që karakterizonin përsonalitetin e tij.
Ai u zgjodh e u rizgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Budakovë. Post të cilin e mbajti me përgjegjësi të lartë e përkushtim të madh.

Dega e LDK-së në Therandë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, rrethit e shoqërisë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Leave a Reply