Nasheci dhe fshatrat rreth tij të rreshtuar përkrah çlirimtarëve

0
554

Nasheci dhe fshatrat rreth tij, duke u rreshtuar përkrah Çlirimtarëve, i dhanë mbështetje të fuqishme kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, thuhet në njoftim transmeton 04 Online.

“Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Nasheci dhe fshatrat rreth tij sot i dhanë kuptim rrugëtimit tonë me Çlirimtarët, dhe me prezencën tuaj sot këtu po e forconi edhe më shumë bindjen e fitores së madhe të Çlirimtarëve.
Qeveria në ardhje ka nevojë që në krye të saj ta ketë një njeri i cili në çdo kohë ka qenë përkrahë qytetarëve të Kosovës, kurdo që ata kanë pasur nevojë, dhe ai kryeministër padyshim që do të jetë Fatmir Limaj, i cili ballëhapur dhe i palëkundur ka qëndruar dhe qëndron përballë çdo sfide.
Ne sot jemi këtu për të kërkuar nga ju që të vazhdojmë kështu të bashkuar rreth Çlirimtarëve dhe ti mbrojmë vlerat tona kombëtare, ndërsa ditën e 14 Shkurtit të bashkuar ta kthejmë në festë, përfundoi Zafir Berisha.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci dhe Leart Batusha, thanë se shtëpia e Nismës është e madhe, dhe është nder për secilin prej nesh të rreshtohemi pëkrah Çlirimtarëve si Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha, të cilët kanë qenë heronjë në luftë dhe tani janë heronjë në paqe”, thuhet në njoftim./04 Online

May be an image of 1 person dhe tekst
May be an image of 1 person dhe tekst

Leave a Reply