Motrat e shoferit të arrestuar në Tiranë sulmojnë kameramanin nga Kosova

0
113

Dy motrat e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili terrorizoi sot qytetarët duke tentuar t’i marrë përpara me makinë, kanë shkuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë pas ngjarjes duke kërkuar vëllain.

Ato janë treguar agresive me mediat duke i shtyrë kameramanët dhe gazetarët.

KosovaPress njofton se ato kanë sulmuar kameramanin e këtij mediumi, Selim Latifi i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Ato kërkonin të ndalej kamera, ndërsa thërrisnin me zë të lartë “ku është vëllai”.

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi incidentin dramatik të ndodhur në Sheshin “Skënderbej”, ku një makinë u fut mes njerëzve, duke vënë në rrezik jetët e tyre me manovra të rrezikshme.

Policia e ka identifikuar autorin e ngjarjes si një 32-vjeçar, me inicialet A.M., i cili nga verifikimet që i janë bërë dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, këtij personi, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

“Fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar seriozisht qytetarët”, tha Policia.

Leave a Reply