LVV në Prizren: Mbështetje në të katër anët, Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë

0
351

Mbrëmë, në ditën e pestë të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, kandidatët e LVV-së për deputetë nga Prizreni, kanë mbajtur tubim në fshatrat, Randobravë dhe Lubizhdë.

Në këto takime kandidatët për deputet para banorëve shpalosën planprogramin dhe prioritetet e qeverisë Kurti II, thuhet në një shkrim në facebook.

Postimi i plotë:

Mbështetje në të katër anët. Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë do t’i bashkangjiten ndryshimit të madh që po vjen më 14 shkurt.

Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë Artan Abrashi, Drita Millaku, Arbër Rexhaj dhe Hysni Mehani, në takime me banorët e këtyre fshatrave shpalosën planprogramin dhe prioritetet e qeverisë në ardhje, asaj të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Fitorja e 14 shkurtit do të jetë masive, njejtë si ndryshimi që do të vijë pas kësaj date.

Leave a Reply