Limaj nga Prizreni: Zgjedhjet e 14 shkurtit jetike për te ardhmen e vendit!

0
32

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit, raporton Gazeta Blic.

Limaj nga Prizreni tha se për t’i përballuar sfidat me të cilat po përballet vendi kërkohet pjekuri, maturi e menquri .

“Ne duam një Kosovë me vlerat e saj të forta kombëtare, por, në asnjë moment ne nuk do të lejojmë t’i rrezikohen themelet e saj të shtetndërtimit përmes propagandes së vazhdueshme nga një grup i caktuar njerëzish që duan t’ia humbin krenarinë e lavdinë atdheut tonë” shkruan Liamj në Facebook.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për te ardhmen e vendit, për vlerat tona kombëtare, për jetësimin e amanetit të shumë brezave, për ta dashur e ruajtur atdheun.

Për t’i përballuar sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi kërkohet pjekuri, maturi e menquri dhe të gjitha këto virtyte të mira, ne i kemi të njerëzit atdhedashës të Prizrenit, ku disa prej tyre, ne sonte i takuam në lagjen Arbanë dhe i falënderuam për mbështetjen e madhe dhe rreshtimin e tyre krah Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Ne duam një Kosovë me vlerat e saj të forta kombëtare, por, në asnjë moment ne nuk do të lejojmë t’i rrezikohen themelet e saj të shtetndërtimit përmes propagandes së vazhdueshme nga një grup i caktuar njerëzish që duan t’ia humbin krenarinë e lavdinë atdheut tonë.

Leave a Reply