LDK-ja në Prizren përmbyll fushatën e saj për zgjedhjet e së dieles

0
323

Edhe dega e LDK-së në Prizren, sonte ka përmbyllur fushatën zgjedhore të saj.

Para një numri të theksuar anëtarësh dhe simptizantësh, kandidati për kryetar të komunës nga ky subjekt politik, Anton Quni, tha se, edhe në këto zgjedhje ne po e tregojmë kulturën dhe pjekurinë tonë shtetformuese, ku së bashku me 45 kandidatët për Kuvend premtojmë projekte të shumta në interes të qytetarëve tanë.

Kandidati Quni tha më pas se, ai do t’i mbroj vlerat e shumta që ka LDK duke u zotuar se do të qeveris me mendje e zemër të pastër. Në këtë tubim u prezantuan të gjithë 45 kandidatët e LDK-së për kuvendarë, si dhe iu bë thirrje qytetarëve për dalje masive në zgjedhjet e së dielës dhe mbështetje kandidatëve të këtij subjekti politik./TvPz

Leave a Reply