Ky është numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë dhe rastet aktive

0
451
Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë, në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu, edhe numri i të shëruarve është rritur.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me coronavirus, numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Leave a Reply