Kush është Arijanit Fetaj nga Suhareka i arrestuar në Austri? (VIDEO)

0
733

Kujtim Kadriu, 16 vjeçari nga Ferizaj dhe Arijanit Fetaj 21 vjeçar nga Suhareka, janë dy kosovarët që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin terrorist që ndodhi të hënën në Vjenë të Austrisë.

Andaj, të dy bashkë me 12 persona të tjerë u arrestuan nga policia austriake pas zhvillimit të disa bastisjeve në disa pjesë të vendit, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova gjatë ditës qëndroi në familjen Fetaj në Reçan të Suharekës të cilët nuk deshën të deklarohen  për këtë çështje, derisa të kontaktojnë me familjarët e tyre në Vjenë, pasi nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur.

Megjithatë, këta i thanë televizionit se nuk besojnë që 21 vjecari është i përfshirë në sulmin e së hënës, pasi atë natë ishin njoftuar nga nëna e tij se ai gjendej në shtëpi.

Arjanit Fetaj bashkë me nënën dhe vëllain nga paslufta ishin zhvendosur për të jetuar në Austri, atje ku 21 vjeçari u shkollua.

Derisa familjarët lidhur me arrestimin e Kujtim Kadriut, kanë deklaruar se ai është arrestuar aksidentalisht dhe se nuk ka të bëjë me rastin.

Leave a Reply