Kurti ironizon keq me LDK-në: Nuk iu ka mbetur tjetër, veç Ismet Beqirin me bërë kryetar të Forumit Rinor

0
371

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shihet se ka ironizuar keq me LDK-në, kjo pasi e larguan Vjosa Osmanin nga pozita e nënkryetares.

Fjalimi i Kurtit duket të jetë mbajtur në qershorin e vitit të kaluar në Batllavë me rastin e datës së themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Vjosa Osmani që nuk i ka as 40 vjet e ka mbajt rininë, ajo ka doktoru në Pitsburgh, ajo është akademi, jo këta që doktorojnë te njeri-tjetri”, thotë Kurti.

Kreu i VV-së nuk ndalet dhe thotë se LDK-së pas largimit të Vjoës i ka mbetur ta bëjë kryetar të Forumit Rinor të LDK-së, Ismet Beqirin.

Pas kësaj, përkrahësit e VV-së që ishin në këtë tubim fillojnë të qeshin me zë të lartë.

https://video.gjirafa.com/urti1-mp4

Leave a Reply