Kurilla, Ortakolli, Dardania, Kabashi, Lubizhda e Zhupa, tanimë para tyre kanë kandidatët më të mirë për të votuar

0
508

Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kryetar i ardhshëm, prof.dr. Mytaher Haskuka së bashku me kandidatët për asamblistë nga lista fituese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dafina  Alishani, Ilir Gashi, Mimoza Bushrani, Osman Hajdari, Fexhrije Kastrati, Ramë Bobaj, Nita Shala, Fatlinda Kukaj, Selim Bajra dhe Emell Dilji, u takuan në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.

Kryetari Haskuka, nga takimi i zhvilluar theksoi se qeverisjen katërvjeçare e ka karakterizuar trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve pa dallim në investime e në punësim nga njëra anë dhe investimet si subvencionet në bujqësi dhe funskionalizimi i QMF-ve nga ana tjetër, për këtë është e domosdoshme që më 17 tetor, të fitojmë #pabaloatzh, në mënyrë që të kemi bashkë qeverisje.

Bashkë qeverisje në punë me profesionalizem e ndershmëri të lartë, që jep llogari për secilën punë e zotim, për secilin projekt e realizim.

Andaj, për Prizrenin që e duam, për vazhdimin e qeverisjes së drejte, transparente dhe progresiste, zgjedhim numrin 144.

#BASHKËQEVERISIM 144

#MëshumëpërPrizrenin

#LëvizjaVETËVENDOSJE

Leave a Reply