Kryeministri Kurti falenderon policinë belge për sigurinë e ofruar gjatë vizitës në Bruksel

0
279

Kryeministri Kurti ka falenderuar policinë e Belgjikës e cila ka ofruar sigurinë për delegacionin kosovar gjatë vizitës në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Kurti ka postuar një video-incizim në Instagram ku shihet delegacioni i qeverisë i përcjellur nga policia belge.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falenderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kurti.https://www.instagram.com/p/COUskVCFMLE/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Fkryeministri-kurti-falenderon-policine-belge-per-sigurine-e-ofruar-gjate-vizites-ne-bruksel%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A3869.5299999999406%2C%22ls%22%3A1837.6399999997375%2C%22le%22%3A1972.154999999475%7D

Kryeministri i Kosovës ka qëndruar në Bruksel dy ditë, ku ka takuar udhëheqësit kryesorë të institucioneve./GazetaExpress/

Leave a Reply