KQZ: Nuk ka mungesë të fletëvotimeve për votim të rregullt

0
262

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror Zgjedhor, ka deklaruar se përkundër ankesave, nuk ka mungesa të fletëvotimeve për votimet e rregullta.

“Nuk ka mungesë të fletëvotimeve. Po flasim vetëm për votimet me kusht”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, shkruan Gazeta Express.

“Duhet ta bëjmë një sqarim. Nuk mungojnë fletëvotime në votime të rregullta. Në Fakultetin Filologjik dhe Faik Konicë janë dy qendrat e votimt ku qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Çdo qendër votimi ka një qendër votimi me kuti të dyfishtë, ku mund të votojë e gjithë Kosova. Besoj se shumë shpejt do t’u mundësohet e drejta për të votuar me kusht”, deklaroi ai.

Mediet më herët kanë raportuar për mungesë së fletëvotimeve për votuesit me kusht.

Leave a Reply