Komuna e Prizrenit në këtë katërvjeçar ka vendosur një standard të ri sa i përket vlerave të UÇK-së

0
126

Komuna e Prizrenit në këtë katërvjeçar ka vendosur një standard të ri sa i përket memories historike, gjegjësisht vlerave të UÇK-së, kështu ka deklaruar kryetari aktual dhe njëherit kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV-ja, Mytaher Haskuka.

“Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me OVL të UÇK-së ka mundësuar realizimin e shumë projekteve: ngritjen e memorialëve, shtatoreve, varrezave të veteranëve, veçanërisht kompleksin e dëshmorëve, për të dëshmuar krimet serbe në Kosovë.

Jo vetëm ndaj OVL-së, po edhe ndaj organizatave të tjera të dala nga lufta e UÇK-së, e kemi kryer një obligim të vogël moral karshi jetës dhe veprës së të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.
Ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Haskuka.

Leave a Reply