Këtu mund të aplikoni për ta marrë vaksinën Anti-COVID në Kosovë

0
387

Kosova është furnizuar të dielën me 24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX, raporton Gazeta Express.

Me ardhjen e vaksinës, i pari që u vaksinua ishte kryeministri Albin Kurti.

Pas tij u vaksinua doktoresha nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Isme Homolli dhe infektologu Salih Ahmeti.

Ndërsa, interesimi për tu vaksinuar nuk ka munguar edhe tek qytetarët tjerë.

Për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/.

Në këtë platformë mund të aplikojnë ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duke u regjistruar në të.

Leave a Reply