Këtë fëmijë e vranë serbët, atltetet e Shqipronit nga Prizreni pjesë e ekspozitës

0
43

22 vite më parë, 2 prill 1999 rreth orës 01:00 të mëngjesit, Nagavci një fshat i vogël afër Prizrenit, ato ditë strehonte rreth 15.000 refugjatë po bombardohej nga ajri, nga shteti serb.

Si pasojë e sulmit u vranë 47 qytetarë, prej tyre 12 fëmijë. Ajo natë ishte e kobshme edhe për familjen Berisha nga e cila u vranë 5 motrat: Adelina, Elhamja, Shkurtesa, Njomëza, Lezija dhe kushërinjtë e tyre: Dafinën, Valmirën, Shqipronin dhe Valonin.

Në foto janë atletet e Shqipronit të vogël, ashtu siç i ka lënë, njërën te lidhur e tjetrën jo.

Fotografia te Muzeu Kombëtar i Kosovës në 2019, gjatë ekspozitës për fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës.

Lavdi lulëve të lirisë!/ KultPlus.com

Leave a Reply