Mbillen 21 fidane në Prizren me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down

0
382

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, sot mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA, ku së bashku me fëmijët kanë bërë mbjelljen e 21 fidaneve në lagjen “Ortakoll”, që simbolizojnë kromozomin e 21-të të personave me këtë sindromë, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit transmeton 04 Online.

“Kjo hapësirë e mbjellur me fidane, u quajt “Kopshti i 21 fidaneve”, kurse edhe fidanet u emëruan me emrin e secilit prej fëmijëve që e kanë bërë mbjelljen e tyre.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, i ka kushtuar një kujdes të veçantë që në projektet e Komunës së Prizrenit, të merren parasysh nevojat dhe integrimi i personave me nevoja të veçanta.
Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunimin me organizatat që angazhohen në këtë sferë”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply