Katër lagje në Prizren mbështesin kandidatët e Nismës për deputet

0
427

Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate në Prizren, me një tubim madhështor u pritën nga banorët e lagjeve 11 Marsi, 2 Korriku, Dardania dhe Petrova, thuhet në njoftimin e Nismës.

“Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se qytetarët anekënd Kosovës janë vënë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtje të vlerave kombëtare Me Çlirimtarët, andaj përkrahja juaj, entuziazmi juaj për të kontribouar drejtë fitores së madhe, është vula që do të vendoset në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.
Ne sot jemi këtu para jush që ta përçojmë mesazhin tek gjithë qytetarët e Prizrenit se përfaqësimi i zërit të Çlirimtarëve në Kuvendin e Repulikës së Kosovës është domosdoshmëri e kohës, andaj ju ftoj që kështu siç jemi sot të bashkuar, më 14 Shkurt me shumë dashuri t’i japim vulë fitores së madhe të Çlirimtarëve, përfundoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Fatmir Gërdellaj, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se entuziazmi i banorëve të kësaj lagje dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës është e jashtëzakonshme, andaj dita e 14 Shkurtit për ne do të jetë ditë festë, sepse nga ajo ditë do të jehohë edhe më fuqishëm zëri i Çlirimtarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./04 Online

May be an image of 1 person dhe text that says 'NISMA SOCIALDEMOKRATE 121 mh ZAFIR BERISHA 5 ME (LIRIMTARET!'

Leave a Reply