Ja sa i pasur është kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka

0
522

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, në deklarimin e pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsion, nuk ka deklaruar pagën e tij si asistent në Universitetin e Prishtinës, por vetëm të hyrat vjetore nga Komuna e Prizrenit, që janë  mbi 20 mijë euro.

Haskuka ka në pronësi një shtëpi me oborr prej 350 mijë eurosh, si dhe banesë me garazh në vlerë prej 54 mijë euro. Ai së bashku me bashkëshorten ka deklaruar dy vetura në vlerë 24 mijë euro.

Si kursime të tij posedon 1 mijë e 300 euro ndërsa bashkë me bashkëshorten 3 mijë e 600 euro si dhe detyrime ndaj bankës për blerje të tokës kanë rreth 40 mijë euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Mytaher Haskukës.

Leave a Reply