Ja kur do të inaugurohet shtëpia e të moshuarve e ndërtuar nga “Jetimat e Ballkanit”

0
745

Shtëpia e të moshuarve në Suharekë pritet të inaugurohet më 25 nëntor të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur në “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në Kanal 10, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Nuk desha të jap më shumë detaje, por shtëpia e pleqve pritet të lëshohet më 25 nëntor të këtij viti. Duhet ta falenderojmë edhe njëherë shoqatën bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ në krye me Halil Kastratin”, ka thënë ai, përcjell Portali.info.

Ndryshe, shtëpia e të moshuarve është projekt i financuar nga donatorët e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” në vlerë rreth 2.3 milionë euro.

Ndërtimi i saj në Gjinoc të Suharekës është nisur më rastin e 10-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate

Leave a Reply