Inicohen raste ndaj dy pronarëve të pishinave në Prizren, pasi i rihapën pa leje

0
788
Foto: Ilustrim

Para disa javësh inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i kanë mbyllur të gjitha pishinat e hapura në Prizren, si masa për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Por, dy pishina kanë thyer masën duke i rihapur ato. I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve të shtetit, të cilat kanë inicuar raste për dy pronarët që kanë rihapur pa leje pishinat.

“Transit i ri –Arbane, Prizren 16.08.2020-14:50. Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine në të cilën janë hasur rreth 20-30 persona në hapësirë të hapur, ku i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

· Vërmicë, Prizren 16.08.2020-15:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine të hapur është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, kishte hapur pishinën. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply