Ia shpërndau numrin një vajze në faqe për biseda në internet, arrestohet një i dyshuar në Suharekë

0
66

Një person në Suharekë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mbrëmë rreth orës 21:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.

I arrestuari dyshohet se e ka keqpërdorur dhe e ka shpërndarë numrin e një vajze në biseda dhe në faqe të internetit për biseda.

Nga i dyshuari policia njofton se ka sekuestruar një iPhone.

Me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Leave a Reply