Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

0
427

Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Gazeta inFokus mëson se Bajrami ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Kujtojmë se Hykmete Bajrami është ministre e financave në qeverinë Hoti.

Bajrami po ashtu ka qenë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, me numrin 3 në këtë listë.

Kjo nuk është dorëheqja e parë në LDK pas rezultatit të zgjedhjeve ku kjo parti pësoi humbje historike si asnjëherë më parë.

I pari që dha dorëheqje ishte, kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Leave a Reply