Hoxhaj: Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk pati përkrahje për votimin e Osmanit

0
340

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë nuk ka pasur përkrahje për t’u votuar Vjosa Osmani për presidente të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se çështja do të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Partisë.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në takimin e sotëm do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe për një platformë të re të PDK-së.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim të rregullt do të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.

“Sot kem një mbledhje të rregullt të Këshillit Drejtues, agjendë e takimit tonë është bisedimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për ata si ne si PDK do të duhet të dalim me një platformë të re para qytetarit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe si do të sillemi si opozitë. PDK-ja do të jetë një opozitë e fortë ndaj Qeverisë së ardhshme, e cila pritet të formohet javën e ardhshme”, tha Hoxhaj.

Leave a Reply