Hotelet dhe plazhet në Shqipëri po rihapen, ngadalë por sigurt

0
499

Turistët nga rajoni po tërhiqen përsëri nga plazhet shqiptare.

Kjo po ndihmon zbutjen e sektorit të turizmit pas goditjes nga pandemia COVID-19.

Siç raportojnë mediet ndërkombëtare, kufijtë tokësor dhe plazhet e Shqipërisë kohëve të fundit janë rihapur, ndërsa vetë turizmi po përballet me një të ardhme thellësisht të pasigurt.

“Unë mendoj që 2-3 muajt që kemi qenë të mbyllur, kemi qenë si të mbyllur në kafaz tash kemi dal nga kafazi dhe jemi duke e shfrytëzuar çdo moment”, thotë Tea Selimi, një turiste nga Kosova, përcjell Telegrafi.

Kurse drejtori menaxhues nga grupi Fafa Hotel & Resorts, Ozvalto Dollija thotë se vizitorët janë kryesisht nga Ballkani.

“Duke e analizuar situatën e vështirë, i jemi drejtuar vendeve të Ballkanit dhe tregut ballkanik. Shumë pushues që kanë ardhur për momentin janë nga Kosova, nga Mali i Zi dhe patjetër nga Shqipëria”, thotë Dollija.

Aktualisht në Shqipëri janë të infektuar mbi 1,700 persona dhe kanë vdekur 39 persona nga ky virus. /Telegrafi/

Leave a Reply